MENU
klinika

Opsionet e merkatos

Milan e Napoli në garë për shqiptarin e momentit në Serie A

27.01.2022 - 22:46

Lazio po përpiqet me cdo kusht të shesë Vedat Muriqin dhe zëvendësuesi ideal sipas Igli Tares është Nedim Bajrami. Operacioni është i mundur? Varet.

Nëse negociatat me Lazion do të intensifikoheshin, mund të lindin probleme, por është e nevojshme që Lotito të vendosë dorën rëndë në portofol. Me pak fjalë, Lazio duhet të përdorë argumente bindëse për ta nxitur atë të ndryshojë mendje.

Mesfushori sulmues shqiptar refuzoi transferimin te Sassuolo dhe arsyeja duket se lidhet me interesin e dyfishtë të Milanit dhe Napolit. U fol për një propozim prej 10 milionë eurosh që vinte nga Sassuolo për të bindur Empolin për ta shitur atë në janar.

Tashmë kërkesa do të kishte shkuar në 12 dhe nuk do të flitej më për mundësinë e largimit tani, por për një operacion që do të përfundonte në qershor. Bajrami në këtë pikë ka një probabilitet të lartë për të qëndruar tek Empoli deri në fund të kampionatit, pas së cilës pashmangshëm është i destinuar të largohet.

Milani do të lëvizte tani në përpjekje për të parashikuar rivalët e tyre, por nuk ka shenja të gatishmërisë së kuqezinjve për ta pasur shqiptarin tani! Duhet pritur vera për të parë Bajramin me një uniform tjetër të Serie A, mbetet të shihet se cilat do të jenë ngjyrat.