MENU
klinika

Incidentet para selisë së PD

Ministri i Brendshëm, Çuçi: Policia e Shtetit dëshmoi se është e depolitizuar

08.01.2022 - 17:56

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi ka përgëzuar Policinë e Shtetit për ndërhyrjen në selinë blu, që sipas tij ishte profesionale dhe tregoi se “Blutë” janë të depolitizuar.

Bledi Çuçi thekson se aktet e dhunës dhe tentativat për cenim të rendit publik nuk do të tolerohen.

“Policia e Shtetit tregoi edhe njëherë sot një sjellje profesionale në garantimin e rendit dhe sigurisë publike. Dëshmoi gjithashtu se është një trupë e depolitizuar dhe tërësisht e angazhuar për të siguruar jetën dhe pronën e qytetarëve. Protestat paqësore janë themelore në demokraci, por aktet e dhunës dhe tentativat për të cënuar rendin publik nuk do të tolerohen. Policia e Shtetit është e vendosur për të vijuar punën dhe misionin që i ngarkon ligji. Përgëzime@PoliciaeShtetit”, shprehet ministri.