MENU
klinika

Hetimi përbpastrim parash

Murrizi shpërthen ndaj krerëve të Policisë: Fundërrinat kanë pasur kohë të merren me mua

05.01.2022 - 19:34

sh-deputeti Myslim Murrizi ka reaguar për herë të parë pasi Policia e Shtetit e referoi në Prokurorinë e Tiranës për fshehje të ardhurash dhe pastrim parash.

Murrizi ka hedhur poshtë akuzat, duke thënë se nuk ka përfituar kurrë përmes kompanive të tij. Ish-deputeti tha se i ka deklaruar të gjitha të ardhurat në formularin e deklarimit të pasurive.

Murrizi nuk kurseu sulmet ndaj drejtuesve të policisë, duke thënë se kallëzimi në prokurori është bërë në shenjë hakmarrjeje pasi ka denoncuar “skemën kriminale të call-centerave mashtrues”.

Pjesë nga deklarata e Murrizit për Ora News:

Nuk kam ndonjë dijeni. Këtu vriten mes Tiranës, mes Bllokut. Paskan pas kaq kohë, pa i mbushur tre muaj kanë patur gjithë këtë kohë të merren me pasuritë e mija legale që janë objekt i deklarimit të ILDKP. Një palë në media më thonë që kam pastruar 500 mijë euro, një palë më thonë 60 mijë euro. Paratë e kujt kam pastruar se këta shejtanët i kanë inceneratorët që pastrojnë?

Këto fundërrina të ish-sigurimit nga Tonin Voci te Rebaniu që drejtojnë kupolën e Policisë së Shtetit të më thonë për çfarë bëhet fjalë. Kam patur biznes legal dhe e kam në fakt, jam aksioner te firma “Murrizi 2009”, me një kushëri timin që është administrator, kam patur 30% te “Justiniani”, kam patur televizion kabllor. Shpresoj që me ndihmën e të madhit Zot t’i dyfishoj gjatë viteve që vijnë. E ftoj prokurorinë e Tiranës, ku e ka çuar ky Tonin sigurimsi, të hetojë.

Me bizneset e mija nuk kam marrë pjesë në asnjë tender, nuk kam përfituar asgjë nga paratë publike.

Do të vazhdoj të denoncoj, për të gjithë, nga shefi i policisë, i sektorit të pastrimit të parave, për këtë skemën e call-centerave. Që janë pjesë të skemës kriminale të call-centerave, i gjithë zinxhiri drejtues i policisë, që merrte rrogë te call-centerat që mashtronin qytetarët europianë.