MENU
klinika

Rekordmeni në Champions

Ndahet nga jeta legjenda e Real Madrid

18.01.2022 - 14:11

Futbolli botëror sot ka marrë një lajm të hidhur pasi është ndarë nga jeta në moshën 88-vjeçare spanjolli Francisko Gento, ai që cilësohet si një nga mesfushorët e majtë më të mirë të të gjitha kohëve dhe që mbante një rekord unik në Ligën e Kampioneve.

Gento, një legjendë e futbollit spanjoll dhe Real Madrid, ishte i vetmi i cili si lojtar kishte fituar 6 herë Kupën e Kampioneve me madrilenët gjatë 18 viteve të karrierës së tij atje (1955-1956, 1956-1957, 1957-1958, 1958-1959, 1959-1960, 1965-1966).

Ish-lojtari, i ndarë nga jeta në orët e para të së martës, ishte aktualisht president nderi i Real Madrid, një detyrë të cilën e kishte marrë nga miku i tij dhe shoku i skuadrës, legjenda Alfredo Di Stefano, me të cilin për shumë vite kishte ndarë sukseset më të mëdha në skenën e futbollit botëror.

Kjo dyshe ishte ajo që ndihmoi më shumë Realin që të kthehej në skuadrën më të mirë në Europë duke fituar 5 Kupa Kampionesh radhazi, një rekord që vështirë se mund të përsëritet më.

Gento u largua nga Real Madrid në vitin 1971, me 23 tituj zyrtare të fituar si futbollist, një rekord të cilin një gjysmë shekulli më vone e barazoi Marcelo me trofeun e Superkupës së dy ditëve më parë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN