MENU
klinika

Pas përkrahësve të Berishës që tentuan të hapin dyert e PD

Në selinë blu shkon zv.ambasadori amerikan

06.01.2022 - 13:32

Në selinë blu, do të ketë sot një takim mes kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha dhe zëvendës ambasadorit amerikan Demian Smith.

Zv.ambasadori amerikan pritet të mbërrijë në selinë e Partisë Demokratike.

Një diplomat amerikan karriere, Demian Smith nisi detyrën si Zëvendës Shef i Misionit në Ambasadën e SHBA në Tiranë, Shqipëri, në korrik 2021.

Vizita vjen pasi përkrahës të Sali Berishës shkuan edhe këtë të enjte në selinë blu dhe tentuan të hyjnë brenda, por dyert nuk u hapën.

Edhe të mërkurën, anëtarë të Komisionit të Rithemelimit të PD-së shkuan në selinë blu dhe thanë se donin të zhvillonin një takim për axhendën politike të vitit 2022.

Kutjojmë që ditët e para të Vitit të Ri, në selinë e PD-së, janë duke u kryer disa punime.