Suksesi i serialit “Game of thrones” nuk është vetëm nga efektet speciale, por edhe humanizmi i karaktereve. Mungesa e personazheve historike, personazhet e këqij e bëjnë një pasqyrë ku mund të shihesh.
Pavarsisht se Martin nuk ka rrëfyer kurrë frymëzimet historike në lidhje me fabulën, disa manifestime janë të qarta në lidhje me referencat historike, të tjera janë interpretime të të apasionuarve dhe ekspertëve.
Megjithatë ky serial na jep mësime historie, apo edhe na afron me historinë e së kaluarës sonë që nuk duhet harruar. Duke nisur me konfliktin e dy familjeve Stark dhe shtëpinë Lanister është një reminishencë e Luftës së Dy Trëndafilave që në shek. XV përballi fort anëtarët e shtëpive York dhe Lancaster. Vepra e R.R Martinit ka kaluar në histori për popullaritetin dhe origjinalitetin si një nga veprat më të mëdha të letërsisë bashkëkohore.
Lufta e dy trëndafilave. Lufta civile e Anglisë në shek. XV përballi shtëpinë York dhe Lancaster.
Cercei dhe Jaime Lannister. Të dy kanë një marrëdhënie inçesti, janë vëllezër binjakë dhe konsiderohet një krim nga Besimi i të Shtatëve.
Lucrecia dhe Cesar Borgia. Ashtu si çifti i binjakëve edhe vëllezërti Cesar dhe Lucrecia nga familja Borgia kanë patur një marrëdhënie inçesti, madje edhe një fëmijë që historianët e kanë quajtur “infante romano”.
Joffrey Baratheon dhe Caligula. Ngjashmëria fizike e aktorit që interpreton djalin e parë të Cercei-t dhe Jaime-t me perandorin romak Kaligula është e habitshme. Ishte një nga perandorët më të përçmuar.
Ose Eduard Lancaster. Personaliteti i të riut dhe princit të dhunshëm që mori fronin e hekurt për një periudhë të shkurtër është një kopje e Eduard Lancaster-it, djali i mbretit Henri VI të Anglisë dhe francezes Margarita e Anzhusë, fliste vetëm për luftra dhe vrasje. Kishte shumë qef t’u priste kokën armiqve. Të dy vdiqën shumë të rinj. Eduard i Lancasterit ishte vetëm 17 vjeç.
Muri. Barriera që ndan të 7 mbretëritë nga krijesat e egra. Në libra thuhet se është Brandon ndërtuesi nga shtëpia Stark dhe që vuri Rojet e Natës për ta ruajtur.
Muri i Adrianit. Muri i “Game of thrones” është i frymëzuar nga muri i Adrianit i ndërtuar në vitin 122 para krishtit si kufi mes Anglisë dhe Skocisë.
Dasma e kuqe. Një nga skenat më traumatike për të apasionuarit e kësaj serie ishte vrasja e Katlin dhe djalit të saj, Robit nga Walder Frey, pa paralajmërim gjatë një darke të këndshme.
Darka e zezë. Diçka e ngjashme ndodhi në Skoci në nëntor të 1440. Dy këshilltarë të mbretit të ri, Jakob II vranë rivalin e tyre dhe vëllain e tij të vogël gjatë një darke në kështjellën e Edinburgut. Iu pre koka nga mbreti jJakob II edhe pse lutjet ishin të shumta. Ky episod në histori njihet si darka e zezë.
Perëndia e dritës. Njihet si zoti i kuq dhe priftërinjtë e kuq janë ata klerikë që e adhurojnë këtë zot, si Melisandre. Në episodin e nëntë të serisë të pestë dama e kuqe vret Shiren Baratheon, vajzën e Stannis-it vetëm 11 vjeçe si një kurban për perëndinë e dritës.
Moloch Baal. Ky zot ushqehej me gjak të pafajshën dhe na kujton Moloch Baal që konsiderohej simbol i zjarrit të pastër. Për nder të tij realizoheshin sakrifica njerëzore, kryesisht fëmijë që digjeshin në turrë.
Zjarri Valirian. Tyron Lannister përdor zjarrin valirian kundër Stanis Baratheon gjatë sulmit King’s Landing, një material i pamundur për t’u shuajtur.
Zjarri grek. Diçka e ngjashme ndodhi në shek. VIII kur anijet e kalifatit Omeya u sulmuan nga zjarri grek. Ky material i djegshëm ishte shumë i vështirë për t’u shuajtur edhe nga uji.
Beteja e bastardëve. Është një nga episodet më të vlerësuara të kësaj serie. Përballen ushtria e Ramsey Boltonit dhe Jon Snow në Winterfell.
Beteja e Canne-s. Përvoja që pësoi ushtria e Jon Snow është e njëjta që pësuan ushtritë romake të konsujve Paulo dhe Varron në duart e Anibal Barca-s. Me ushtrinë e tij prej 50 000 burrash arriti të mundte 86 000 romakët në 2 gusht të 216 para krishtit në Pulia, Itali.
Daenerys Targaryen dhe Anastasia Romanov. Të dyja princeshat kanë shumë ngjashmëri, të dyja i mbijetuan masakrave në familjen e tyre dhe të dyja janë trashëgimtare legjitime të fronit. U arratisën nga vendi i tyre i origjinës.
Dothrakët. Udhëhiqen nga udhëheqësi i tyre Khal.
Mongolët. Jetonin në tribu dhe udhëhiqeshin nga një lider i quajtur Khan, nuk kishin një vendbanim fiks dhe luftonin mes tyre.
Vrapi i Gendrit. Ai duhet të përshkruante distanca të konsiderueshme duke duruar borën dhe temperaturat ekstreme për t’i çuar një mesazh mbretëreshës. Daenerys duhet të vinte në shpëtim dhe kështu e bëri me tre dragonjtë e vet.
Vrapi i Maratonomakut
Një epope greke si ajo e maratonës, ku athinasi Filipid përshkroi një distancë prej 240 km mes Maratonës dhe Spartës për të kërkuar ndihmë, kur persët zbarkuan në tokat e tyre. Falë Filipidit athinasit mundën të mposhtin persët me ndihmën e spartanëve. Thuhet se ai vrapoi 48 orë këtë distancë, madje se edhe vdiq nga sforcimi edhe pse nuk ka të dhëna të tilla të konfirmuara.