MENU
klinika

Dy ditë pas protestës së Sali Berishës

Nis pastrimi dhe riparimi i selisë së Partisë Demokratike

10.01.2022 - 11:50

Dy ditë pas protestës së ndodhur, kanë nisur riparimet në selinë blu. Nga pamjet se si disa persona kanë nisur të merren me pastrimin dhe riparimin e godinës.

Kujtojmë se dyer, dritare, por edhe ambiente të brendshme u dëmtuan gjatë protestës së 8 janarit, të thërritur nga ish-kryeministri Sali Berisha. Në drejtim të godinës u hodhën gurë dhe u përdorën mjete të tjera të forta.

Për këtë ngjarje, policia ka shoqëruar e arrestuar dhjetëra persona, mes tyre edhe reperin Stresi. E po ashtu, janë proceduar penalisht, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi e deputeti Flamur Noka.