MENU
klinika

Me dy pishina, një ujëvarë dhe...

Pas këtij super jahti qëndron një shqiptar

28.01.2022 - 13:03

Kompania Yacht Mogul ka nxjerrë në pah një koncept të ri superjahti 77.7 metra të gjatë, të quajtur Mogul 777. Shqiptari që jeton në Norvergji Denis Suka, i njohur si The Yacht Mogul, ka krijuar këtë jaht që duket më shumë si një vendpushim. Superjahti me një trup prej çeliku përdor një superstrukturë alumini për karakteristikat e tij të lehta por të qëndrueshme.

Në pamje të parë, ato që bien në sy janë pesë kuvertat me kaskadë, kuverta prej xhami që zbulon pishinën poshtë dhe një platformë helikopterike me prekje. Mogul mund të strehojë 18 persona. Ka një suitë master, nëntë kabina dhe dy pishina. Pishina e madhe ka një ujëvarë, ndërsa pishina tjetër në kuvertën e pronarit ofron privatësi maksimale.

Mogul 777

Për mysafirët që preferojnë ta nisin ditën me një not në det, dy tarraca të palosshme ofrojnë qasje të drejtpërdrejtë në oqean, ose si alternativë, një platformë noti hidraulike zbret në nivelin e ujit nga skaji.

Mogul 777 pas kuvertës

Akuariumi Mogul 777

Mogul777 pas kuvertës