MENU
klinika

Një shofer në pranga

Përplasen dy makina në Cërrik, tre të plagosur

08.01.2022 - 10:56

Një 22-vjeçar me iniciale M.F. është arrestuar nga policia pasi automjeti tip Benz me të cilin ai ka qenë duke udhëtuar në aksin rrugor  Cërrik-Belsh është përplasur me një tjetër makinë.

Për pasojë dëmtime kanë pësuar dy shoferët dhe një pasagjere.  Ata janë dërguar në spitalin e Elbasanit për të marrë ndihmën e parë mjekësore.

“Specialistët e Seksionit të Trafikut Interurban dhe Urban në DVP Elbasan arrestuan në flagrancë për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, shtetasin M. F, 22 vjeç, banues në Tiranë, pasi në aksin rrugor Cërrik Belsh, mjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin M. F. është përplasur me mjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin V. H. Për pasojë janë dëmtuar të dy drejtuesit e mjeteve dhe pasagjerja, shtetasja K. U., të cilët ndodhen në Spitalin Rajonal  Elbasan, jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.

"Viktima nuk ka pasur armë, qitësi jo më larg se 1 metër"

Del akt-ekspertimit për vrasjen e Xhuvanit

Sekuestron telefonat e dy punonjësve të prokurimeve

BKH fut në skaner zyrtarët e Bashkinë së Elbasanit

Në kërkim për vrasje të mbetur në tentativë

Arrestohet 40-vjeçari nga Peqini