MENU
klinika

Protesta e dhunshme e Berishës

Policia shoqëron 25 protestues dhe 8 persona që ishin brenda selisë së PD

08.01.2022 - 19:24

Policia thotë se deri tani janë shoqëruar 25 protestues, të cilët morën pjesë në tubimin para selisë së PD që u organizua nga Sali Berisha.

Sipas njoftimit të policisë, janë shoqëruar edhe 8 persona të cilët ndodheshin brenda selisë së PD.

“Shërbimet e Policisë vijonë veprimet hetimore dhe shoqërimin e personave të përfshirë në veprime të dhunshme dhe shkatërrim të pronës. Deri tani janë shoqëruar 25 nga protestuesit dhe 8 persona që ndodheshin brenda selisë se Partisë Demokratike. Vijojnë veprimet e shoqërimet”, thuhet në njoftimin e policisë.