MENU
klinika

Kur do të merren në pyetje

Protesta e 8 janarit/ Prokuroria thërret Berishën dhe Bashën

12.01.2022 - 19:01

Prokuroria e Tiranës do të marrë në pyetje ish-kryeministrin Sali Berisha dhe kreun e PD Lulzim Basha në lidhje me protestën e 8 janarit, ku u shënuan incidente të dhunshme, raporton “News 24”.

Nesër në organin e akuzës pritet të paraqitet Sali Berisha, i cili do të merret i pari në pyetje. Ndërkaq pasnesër në Prokurori do të thirret kryedemokrati Basha.

Po ashtu në Prokurori do të merren në pyetje edhe deputeti Flamur Noka dhe Sekretari i Përgjithshëm i PD Gazment Bardhi.

Gjatë një interviste televizive një ditë më parë Sali Berisha u shpreh i gatshëm që të paraqitej në Prokuroria.