MENU
klinika

Arsyeja

Pse duhet të merrni vitamina ndërsa vitet kalojnë

31.01.2022 - 22:42

Vitaminat që ju duhen ndërsa vitet kalojnë

Omega-3

Këto acide yndyrore cilësohen si “thelbësore”, sepse trupi nuk mund t’i prodhojë vetë. Ato janë të rëndësishme për sytë, trurin dhe qelizat e spermës. Omega-3 gjithashtu mund të ndihmojnë në mbrojtjen kundër sëmundjeve të lidhura me moshën, siç janë Alzhaimeri, artriti dhe degjenerimi makular, që mund të shkaktojë verbim. Nëse mjeku juaj nuk rekomandon ndryshe, është më mirë të merrni omega-3 nga ushqimet si peshku yndyror, arrat, vaji i kanellës ose fara e lirit.

Zink

Shumë të moshuar nuk marrin mjaftueshëm nga ky mikronutrient i nënvlerësuar. Ndihmon shqisën e të nuhaturit dhe të shijimit, dhe lufton infeksionet dhe inflamacionin – merr pjesë në të gjitha proceset e rëndësishme në trupat e moshuar. Zinku gjithashtu mund të mbrojë shikimin tuaj. Molusqet janë burimi më i mirë i këtij minerali, por edhe mishi i viçit, gaforret dhe drithërat e ngurta të mëngjesit.

Selen

Seleni mbron qelizat nga dëmtimet dhe infeksionet, dhe ndihmon tiroiden të punojë në mënyrën e duhur. Ai gjithashtu mund të mbajë muskujt të fortë, dhe mund të ndihmojë në parandalimin e sëmundjeve të lidhura me moshën si demenca, disa lloje të kancerit dhe patologji të tiroides.

Kalium

Kaliumi luan një rol në pothuajse në çdo pjesë brenda trupit tuaj, përfshirë zemrën, veshkat, muskujt dhe nervat. Ai gjithashtu mund të ndihmojë në mbrojtjen nga goditja në tru, presioni i lartë i gjakut dhe osteoporoza. Kajsitë e thata, bananet, spinaqi, qumështi dhe kosi janë burime të mira.

Acidi folik

Kjo formë natyrale e vitaminës B9 është në zarzavatet me gjethe, arra, fasule dhe ushqime të tjera. Gratë shtatzëna marrin një formë laboratorike të bërë me vitaminë B9 për të ndihmuar në parandalimin e defekteve të lindjes. Folati ndihmon në rritjen e qelizave dhe mund të mbrojë nga goditja në tru dhe disa lloje të kancerit.

Fibër

Ju ndoshta e dini që fibra është e mirë, por a e dini se është edhe më e rëndësishme ndërsa moshoheni? Fibra ndihmon për t’u mbrojtur nga goditjet në tru, të keni një jashtqitje të rregullt, ul kolesterolin dhe sheqerin në gjak – sjell përfitime të mëdha në trupat e moshuar.