MENU
klinika

“Unë nuk mbroj as Lulin tim, as Saliun tënd”

Rama: Sot zihen të dy se kush është shërbëtori im!

09.01.2022 - 13:57

Kreu i qeverisë thotë se Basha dhe Berisha janë dy pengmarrësit e skenës demokratike shqiptare, duke theksuar se nuk mbron asnjërin prej tyre, madje shprehet se të dy i ka mundur.

Rama nuk la për përmendur në mënyrë indirekte edhe Presidentin Meta, për të cilin shprehet se edhe ai kërkon të kthehet në këtë skenë.

Sipas tij, duhet të jenë vetë demokratët për ta zgjidhur këtë situatë, duke e kuptuar që të dy po i mashtrojnë për hallin e tyre personal.

“Unë nuk mbroj kaq shumë Lulin tim. Nuk kam asnjë respekt as për Lulin tim as për Salinë tënd. Janë dy pengmarrësit e demokrateve, por edhe të skenës demokratike të Shqipërinë.

Sot zihen të dy, se kush është shërbëtori im. Njëri thotë ai pengu i atij, tjetri tubi i oksigjenit të atij. Kujt ja thonë? Ja thonë demokratëve duke i bërë për budallenj dhe të dy për interesin e tyre personal.

Si të ishte një princ mesjetar i mbyllur në kështjellë dhe të dalë dhe të thotë ja ku më keni, ta provojmë kush e ka shumicën. Mos bërja e këtij akti është ekzekutimi me gjak ftohtë i demokrateve për interesat e asaj karrige.

Kurse tjetri të kujton atë poemën: UI ngrit fati i partisë si i vdekuri nga varri mori rrugën e Shqipërisë të luftonte si i marri. Sepse qëndronte atje pas sepse kishte lënë këtë pas që bënte çfarë donte ai. E ka mbrojtur këtë më shumë sesa ky ka ditur të mbrojë veten e vet. Sepse e kishte administratorin e pronës, por ja që bota u rrotullua mbrapsht dhe tani zihen me kë jam unë. Jo, kjo është diçka për të cilën unë mund të argëtohesha, por mendoj se demokratët duhet ta zgjidhin vetë, për të kuptuar sepse asnjëri dhe as tjetri nuk janë të vërtetë.

Po të ishte për cinizmin e numrave unë i kam mundur të dy, dhe i mund jo të dy, por të tre, se janë tre. Por i treti rri dhe vështron se prisni se do vijë dhe i treti të futet në këtë mes. Nuk është as personale dhe as partiake. Kjo nuk është partiake, por është shoqërore”, tha Rama.