MENU
klinika

Kosovë-Serbi

Reciprociteti për targat, takohen delegacionet

29.01.2022 - 11:16

Grupet e Punës të Republikës së Kosovës dhe asaj të Serbisë për targat janë takuar sërish në Bruksel për të gjetur një zgjidhje të mundshme.

Lajmi është konfirmuar nga i ngarkuari special i Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, i cili ka shkruar në rrjetet sociale se diskutimet sollën më shumë qartësi lidhur me zgjedhjen e përhershme.

“Delegacionet e ekspertëve të Kosovës dhe Serbisë kanë ardhur në Bruksel për takimin e katërt të Grupit Punues për targat. Diskutimet sollën më shumë qartësi në lidhje me opsionet dhe rezultatet e mundshme. I inkurajoj palët që të vazhdojnë të punojnë për opsionet e mundshme deri në përfundim të afatit”, shkroi Lajçak

Çështja e targave rriti tensionet mes Kosovës dhe Serbisë vitin e kaluar, kur Prishtina zyrtare vendosi për reciprocitet në këtë çështje. Të dy vendet u dakorduan që të aplikohen ngjitëset deri në zgjidhjen e plotë të çështjes.