MENU
klinika

Nga nominimi i bujshëm te...

Rrëfehet Arbri për herë të parë!

31.01.2022 - 11:51

Arbër Sulstarova ishte një nga banorët i cili hyri në muajt e fundit në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania” dhe u eleminua ditën e martë.

Ai u komentua shumë lidhur me dënimin e “Vëllait të Madh” për dhënien e informacioneve nga jashtë, konkretisht Beatrixës.

Lidhur me këtë, ai tha se thjesht i dha një mendim të vetin, lidhur me mënyrën sesi do të shihej Trixa jashtë. Kjo preku këngëtaren, që madje u përlot pas fjalëve të tij.

I pyetur nëse priste që të dilte këngëtarja, Arbri u përgjigj se për të ishte e pritshme.

“Unë i kam thënë Trix ‘si je?’ I kam thënë edhe Einxhel. Nuk kam dhënë asnjë informacion për mendimin tim. Unë dija që Beatrix është emocionale, më shumë se të tjerët. Nuk duhet të gjykohem vetëm unë për informacionet që jepen”, – u shpreh ai për dënimin e marrë.

Ai ka folur për herë të parë edhe vendimin e tij për kutinë e Pandorës. Në mënyrë të tillë që të merrte një shpërblim nga “Vëllai i Madh”, Arbrit iu desh të çonte 3 banorë në nominim. Të zgjedhurit e tij ishin Beatrix-Donald-Einxhel. Kjo gjë është diskutuar shumë si nga jashtë, ashtu edhe brenda shtëpisë.

I ftuar në emisionin “Fan Club Big Brother Albania”, tenisti tha se mund të kishte çuar edhe treshen “Arjola-Ilir-Donald”, por iu duk e padrejtë.

“Mendoj se e logjikova shumë fort. Duke qenë se Donaldi ishte shumë shok me Dagz, kjo treshe do të ishte më e fortë dhe publiku do kishte zgjidhje. Mund të kisha çuar, Monikë-Arjolë-Iliri, ose Ilir-Donald-Arjolë. e Mund të bëja edhe me të rinjtë, por zgjodha ndryshe”, – theksoi ai.