MENU
klinika

"Është njëlloj sikur të ngrihen të vdekurit politikë dhe..."

Sali Berisha flet pas përjashtimit nga PD

11.01.2022 - 20:41

Ish-kryeministri Sali Berisha reagoi për herë të parë lidhur me vendimin e Kryesisë së selisë blu për përjashtimin e tij nga PD-ja.

Gjatë një interviste Berisha tha se është njëlloj sikur të vdekurit politikë të ngrihen dhe të thonë se këta të tjerët nuk janë gjallë.

“Tani në rrafshin politik kjo është njëlloj sikur të ngrihen të vdekurit politikë dhe të thonë se këta të tjerë nuk janë gjallë. Ai është një person i shkarkuar nga të gjitha detyrave, veçse deputet”, deklaroi Berisha.

“Zero lajm absolutisht”, shtoi ish-kryeministri lidhur me përjashtimet.

“Sepse ka vetëm një përpjekje për të shpëtuar nga krimet që ai kreu së bashku me Edi Ramën ndaj protestuesve paqësorë të cilët dje është e vërtetë që thyen ndonjë xham, hapën ndonjë blind, por nuk gërvishtën qoftë edhe një person të vetëm.

Ka prej tyre që mbahen skllevër nën presion dhe terror, nga këta mercenarë që janë futur nën seli. Ka të tjerë të lidhur në krim me Lulzim Bashën. Atë ditë sipas fotove të bëra ishin gjithsej 25-30 veta. Nuk ka njerëz aty. Florenc Hoxha është si komandari i Lulzim Bravës”, shtoi Berisha.