MENU
klinika

Një ditë para protestës së 8 janarit

Sali Berisha niset drejt selisë blu. Ja çfarë pritet

07.01.2022 - 14:18

Ish-kryeministri Sali Berisha pritet të mbërrijë sot rreth orës 13:20 në selinë e PD-së.

Mësohet se Berisha do të jetë i shoqëruar nga Komisioni për Rithemelimin e PD-së, dhe do të bëjë një deklaratë për mediat nga selia blu.

Më herët ishin të rinjtë e FRPD-së dhe anëtarë të Komisionit për Rithemelimin e PD-së që shkuan në selinë blu dhe tentuan të hapin derën, por ajo ka qenë e mbyllur.

Kujtojmë ditët e fundit në godinën e PD-së kanë qenë deputeti Flamur Noka, Aldo Bumçi, anëtarë të tjerë të Grupit për Rithemelimin e PD-së dhe të rinj të FRPD-së.

Ata kanë akuzuar kryedemokratin Basha se e ka kthyer PD-në në një bunker, që sipas tyre do të çlirohet më 8 janar.