MENU
klinika

Protesta e thirrur nga Berisha

SHBA dënon dhunën te Partia Demokratike: Organizatorët do mbajnë përgjegjësi!

08.01.2022 - 13:12

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dënojnë dhunën në selinë e Partisë Demokratike. Ambasadorja Yuri Kim ka reaguar në Tëitter për dhunimin e Roland Bejkos dhe shqyerjen me forcë të derës kryesore të PD, duke kërkuar të ruhet qetësia.

Kim e ka bërë të qartë se personat përgjegjës për aktet e dhunës do përgjigjen para ligjit.

“Shtetet e Bashkuara janë thellësisht të shqetësuara me rritjen e tensioneve në ndërtesën e selisë së Partisë Demokratike dhe përdorimin e forcës nga protestuesit. U bëjmë thirrje organizatorëve të protestës që të refuzojnë dhunën dhe të ushtrojnë qetësi. Ata që nxisin dhunën ose minojnë sundimin e ligjit do të mbahen përgjegjës”, shkruan Yuri Kim.