MENU
klinika

Një person i plagosur

Shpërthim i fuqishëm në kryeqytetin grek

26.01.2022 - 10:17

Shpërthim i fuqishëm mëngjesin e sotëm në Athinë. Ngjarja ka ndodhur pak pas orës 06:00 në një pallat në rrugën Avenue Syggrou.

Një i moshuar u plagos nga shpërthimi sipas mediave greke dhe u transportua në spital ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve me djegie në gjymtyrë. Pas shpërthimit kati i parë i një pallati u përfshi nga flakët dhe disa makina të parkuara. 18 zjarrfikëse shkuan në vend dhe izoluan flakët

Nuk dihen ende shkaqet e shpërthimit, teksa autoritetet po hetojnë nëse shpërthimi ka ardhur nga një lëndë eksplozive apo ka qenë incident.

 

 

Dëshmitarët kanë thënë se shpërthimi u dëgjua dhe në periferi të Athinës duke shkaktuar panik tek qytetarët. Forcat e policisë dhe zjarrfikësit ndodhen në vendin e ngjarjes.

"Nëse kryebashkiaku i zgjedhur nuk betohet..."

Fredi Beleri në burg, Greqia ‘paralajmëron’ Tiranën

Vëllai i 29-vjeçarit: Ja çfarë më tha herën e fundit

Misteri i vdekjes/ U gjet i varur në pemë me duart e lidhura

“Kushdo që nuk pëlqehet nga Rama persekutohet”

Fredi Beleri intervistë nga burgu për mediat greke

Marinari egjiptian: U hodha në det kur…

Mbytja e anijes/ Vazhdojnë kërkimet për të zhdukurit