MENU
klinika

Lëshimi i raketave nga Korea e Veriut

Shqipëria kërkon mbledhjen e Këshillit të Sigurimit

10.01.2022 - 17:15

Këshilli i Sigurimit i OKB-së do të takohet me dyer të mbyllura sot për të diskutuar lëshimin e një rakete hipersonike nga Korea e Veriut.

Takimi u kërkua nga Shtetet e Bashkuara, Franca dhe Mbretëria e Bashkuar, tre nga pesë anëtarët e përhershëm në Këshillin e Sigurimit si dhe nga Shqipëria dhe Irlanda.

Takimi i Këshillit të sigurimit vjen pasi të mërkurën e 5 janarit, Koreja e Veriut dhe lideri i saj, Kim Jong-un, raportuan se kanë testuar me sukses disa raketa hipersonikë.

Nuk pritet që të ketë ndonjë deklaratë të përbashkët pas takimit, tha një diplomat për “france24”.