MENU
klinika

1207 raste të reja dhe tre humbje jete në 24 orë

Shtohen infektimet dhe viktimat nga Covid

09.01.2022 - 19:05

Vijon të shtohet me ritme të larta numri i të infektuarve me Covid në Shqipëri, teksa qytetarët kanë braktisur totalisht masat mbrojtëse ndaj virusit të rrezikshëm.

Mësohet se nga 4,729 testime, kanë rezultuar pozitive në 24 orët e fundit plot 1207 qytetarë.

Ministria e Shëndetësisë thotë se tre pacientë kanë ndërruar jetë sot, ndërsa 147 të tjerë janë shëruar.

RAPORTIMI I DETAJUAR:

Janë kryer 4,729 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 1,207 qytetarë, në këto bashki: 552 në Tiranë, 63 në Durrës, 56 në Gjirokastër, 51 në Fier, 48 në Elbasan, 45 në Shkodër, 38 në Vlorë, 30 në Lushnje, 28 në Kamëz, 22 në Berat, 17 në Kavajë, 16 në Sarandë, 14 në Vorë, 13 në Divjakë, 12 në Lezhë, Shijak, Gramsh, Librazh, 11 në Kurbin, Korçë, 10 në Krujë, Patos, Përmet, Devoll, 8 në Tropojë, 7 në Skrapar, 6 në Dibër, Mat, 5 në Himarë, Belsh, Peqin, 4 në Vau i Dejës, Malësi e Madhe, Rrogozhinë, Mallakastër, Konispil, Tepelenë, Prrenjas, 3 në Mirditë, Libohovë, Memaliaj, Pogradec, Poliçan, 2 në Pukë, Kukës, Rroskovec, Selenicë, Delvinë, Këlcyrë, 1 në Fushë-Arrëz, Has, Bulqizë, Maliq, Kolonjë, Dimal, Cërrik.

Janë 13,340 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 123 pacientë, nga të cilët 17 janë në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor ka tre humbje jete me SARS-COV2 pozitiv. Një qytetar nga Belshi 74 vjeç, një qytetar nga Berati 85 vjeç, një qytetar nga Tirana 87 vjeç.

Janë shëruar 147 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 203,114 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (09 Janar 2022)
Raste të reja ditore 1,207
Të shëruar në 24 orë 147
Të shtruar në spitale 123
Humbje jete në 24 orë 3
Testime ditore 4,729

Testime totale 1,529,669
Raste pozitive 219,694
Raste të shëruara 203,114
Raste Aktive 13,340
Humbje jete 3,240

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 6,531
Fier 1,201
Durrës 1076
Elbasan 936
Vlorë 809
Shkodër 805
Gjirokastër 528
Berat 437
Lezhë 389
Korçë 333
Dibër 185
Kukës 110