MENU
klinika

Disa këshilla

Si të qëndrojmë larg nga celulari në një ditë

04.01.2022 - 15:06

Shumë njerëz janë bërë të varur ndaj celularëve e rrjeteve sociale.

Një nga momentet kur jemi të lidhur me smartphone janë momentet e pauzës së punës. Këto 5-10 minuta është më mirë sugjerohet të bësh stretching, personat që meditojnë të bëjnë meditim, pse jo të bësh një bashkëbisedim me kolegët. Nëse ke punuar 2-3 orë para kompjuterit, duhet të mundohemi të mos shfrytëzojmë ato 5 minuta para smartphone.

Një tjetër mënyrë që mund të bëjmë detoks është duke përdorur teknologjinë. Shumë smartphone na japin mundësinë që të limitojmë përdorimin e një aplikacioni. Nëse jemi të varur nga një lojë, mund ta programojmë që të mos e përdorim më shumë se 30 minuta në ditë. Është shërbim i vetë smartphonëve.

Një moment që e përdorim celularin është në tryezën e tavolinës. Shumë persona e përdorin dhe përveç se nuk është higjenike sepse nëse nuk e dini, telekomanda e televizorit dhe smartphone kanë më shumë baktere dhe do ishte më mirë që të mos i përdornim kur jemi duke ngrënë.

Një tjetër mënyrë është para se të flemë gjumë. Kjo i bën keq syve se gënjen trurin se nuk është errësuar ende dhe një tjetër mënyrë për ta evituar është të gjejmë një dhomë tjetër.