MENU
klinika

Disa këshilla

Si të shpëtoni përfundimisht nga dhimbjet e menstruacioneve

17.01.2022 - 12:11

I keni parasysh ato ditët e tmerrshme që përseriten çdo muaj? Ju dhemb barku, ndjeni sikur dikush po ju shtrydh nga brenda, jeni nervoze dhe irritoheni për vogëlsira. Më poshtë keni disa këshilla që nëse i ndiqni vazhdimisht do të shpëtoni nga dhimbjet mentruale.

Shmangeni kafeinën: Konsumimi i tepërt i kafeinës i bën ngërçet edhe më keq. Rekomandohet që të rrini sa më larg ushqimeve dhe pijeve që përmbajnë kafeinë sikur se Coca Cola, çaji, çokollata dhe kafeja.

Pije dekafeinato ose çaj kamomili: Kolegji Perandorak i Londrës kreu një studim nga i cili konstatoi se pierja e çajit të kamomilit ndihmon në zbutjen e dhimbjeve të shkaktuara nga ngërçi menstrual.

Vaskë e ngrohtë: Një mënyrë tjetër e aplikimit të nxehtësisë që të ndihmojë në zbutjen e dhimbjeve të shkaktuara nga ngërçi menstrual, është zhytja në një vaskë me ujë të ngrohtë.

Acidet yndyrore Omega-3: Një suplement nga vaji i peshkut në ditë, i pasur me omega-3, do ju ndihmojë në lehtësimin e sikletit të shkaktuar nga menstruacionet.

Shtesat ushqimore: Vitaminat E, B1, B6 dhe D ndihmojnë trupin tuaj të përthithë kalciumin dhe të reduktojë inflamacionin.