MENU
klinika

"Shmangni dhunën"

Tensionet në PD, reagon Meta: Ruani qetësinë

08.01.2022 - 13:59

Presidenti Ilir Meta ka reaguar në lidhje me protestën e dhunshme që po mbahet sot në Partinë Demokratike, ku përkrahës të ish-kryeministrit Sali Berisha tentojnë të hyjnë në seli.

Përmes një reagimi, Meta iu bën thirrje protestuesve që të ruajnë qetësinë dhe të shmangin aktet e dhunës.

Reagim i Presidentit të Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta
Duke ndjekur me shumë vëmendje dhe shqetësim zhvillimet në selinë e Partisë Demokratike, theksoj rëndësinë e protestës paqësore, si një e drejtë fondamentale në demokraci, plotësisht legjitime dhe kushtetuese, që duhet respektuar nga të gjithë!
Bëj thirrje për ruajtjen e qetësisë, shmangien e akteve të dhunës, provokimeve dhe tensioneve të panevojshme.
Është tepër e domosdoshme gjetja e një zgjidhjeje të menjëhershme demokratike, që i shërben paqes sociale dhe demokracisë në vend.