MENU
klinika

Laboratori i ''ringjalljes''

Trupa pa jetë, të ngrirë për t’u rimishëruar…

30.01.2022 - 11:56

Fondacioni Alcor Life Extension është themeluar në Scottsdale, Arizona, në vitin 1972, ndërsa njihet si lider në teknologjinë e krionikës. Për të gjithë ata që nuk ja kanë idenë se çfarë është kjo lloj teknologjie, krionika është teknika e ngrirjes së thellë të trupave të njerëzve që sapo kanë vdekur, me shpresën se shkenca mund të bëjë që ata të ringjallen pas disa kohësh.

Laboratori ngrin trupat e të vdekurve në mënyrë klinike duke ngadalësuar uljen e temperaturës së trupit të tyre dhe duke i ruajtur ato në enë gjigante të izoluara me azot të lëngshëm, të cilat do të shërbejnë si shtëpitë e tyre të reja -196 C për shumë dekada në vazhdim. Kriopreservativi Hugh Hickson mbush një enë të krijuar për të mbajtur trurin e një pacienti me azot të lëngshëm.

Sa i përket çmimit, nuk mund të përballohet financiarisht, kjo pasi të ruash një trup në këtë laboratorë, kushton rreth 220,000 dollarë, ndërsa të ruash vetëm kokën kushton 80 mijë dollarë.