MENU
klinika

Sulmuesi dardan

Ylli i Kosovës transferohet te kampionët e Francës

14.01.2022 - 17:29

Një hap i madh në karrierë për sulmuesin e përfaqësueses së Kosovës. Edon Zhegrova ka bërë transferimin më të rëndësishëm. Ylli kosovar ka arritur marrëveshje me kampionin në fuqi të Francës, Lille.

Zhegrova ka udhëtuar për në Paris, kurse sot pritet të shkojë në veri për të nënshkruar kontratën e re pesëvjeçare. Formalitetet për testet mjekësore tashmë janë kompletuar.

Për transferimin e tij, Lille u desh të paguajë rreth 7 milionë euro, pasi Zhegrova kishte kontratë me Basel deri në qershor të vitit 2023. Lyon ishte gjithashtu i interesuar për shërbimet e futbollistit kosovar, i cili gjendet në një formë shumë të mirë.

edon zhegrova

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN