MENU
klinika

Nesër mbledhje kryesie

Zbardhen detajet nga takimi i Ramës me drejtuesit politik të qarqeve

10.01.2022 - 12:51

Teksa opozita ndodhet në një krizë të thellë, me PD-në që kreu aktual dhe ish-lideri historik “luftojnë” për pushtet, kryeministri Edi Rama ka mbledhur sot në seli drejtuesit politik të qarqeve.

Burime për ABC bëjnë të ditur se mbledhja ka nisur në orën 08:30, ndërsa ka zgjatur për gjysmë ore. Mësohet se qëllimi i kësaj mbledhje ishte përmbledhja dhe analiza e situatës që kryeministri Edi Rama kërkoi më herët nga drejtuesit e PS-së në qarqe.

Të njëjtat burime raportojnë se pas mbledhjes së sotme të drejtuesve politik në qarqe, Partia Socialiste nesër do të ketë Mbledhje Kryesie.

Më 15 janar është 30 vjetori i FRESH dhe pritët të ketë edhe një organizimi për të festuar këtë ditë të shënuar në kalendarin e socialistëve.

Kujtojmë se nga ana tjetër, forca më e madhe opozitare e vendit, Partia Demokratike ka hyrë në një krizë për pushtet. Edhe pse u organizuan dy Kuvende Kombëtare asgjë nuk u zgjidh mes kreut aktual Lulzim Basha dhe ish-liderit Sali Berisha. Ky i fundit organizoi një protestë dy ditë më parë e cila përfundoi me dhunë ndaj godinës së PD.