MENU
klinika

25 persona të prekur

Zbulohet një varianti i ri i COVID në Qipro

08.01.2022 - 09:21

Një variant i ri i COVID është zbuluar në Qipro sipas asaj që ka deklaruar në mediat qipriote profesori i Departamentit të Shkencave Biologjike të Universitetit të Qipros, Dr. Leontios Kostrikis.

Sipas tij ky është mutacioni Deltacron i cili është identifikuar te 25 individë të ndryshëm.

Ai shpjegoi se, “25 pacientët tek të cilët u zbulua mutacioni i ri, 11 u shtruan në spital dhe 14 persona janë raste kontakti. Incidenca e mutacionit të ri ishte më e lartë te pacientët e shtruar sesa te pacientët ambulatorë . Mund të themi se lidhja e Deltacron me sëmundjet që kërkojnë trajtim nuk është e rastësishme”.

Kostrikis pohoi gjithashtu se u emërua kështu sepse ky variant ka simptoma të ngjashme me Delta dhe Omicron.

A përfitojnë emigrantët shqiptarë?

Qeveria greke ul taksat dhe rrit pagën minimale

E dyta vjen Greqia! Ku renditet Shqipëria?

Italia kryeson për kuzhinën më të mirë në botë

Radhë e gjatë në Kakavijë

Pala greke me vetëm dy sportele në punë

Jehona e një skandali, “Watergate” grek

NYT: Babai i Mitsotakis përgjonte kundërshtarët

Mungesa e arsyetimit logjik për turizmin

Cilët turistë po i ‘vjedhim’ Greqisë?