MENU
klinika

Kreu i PD ka thirrur…

Zbulohet se si do ta presë Lulzim Basha protestën e njoftuar nga Berisha

08.01.2022 - 09:47

Është zbuluar edhe mesazhi që Sekretari i Përgjithshëm Gazment Bardhi i ka dërguar kryetarëve të degëve. Sipas njoftimit të bërë nga Sekretari i Përgjithshëm, pritet që më pas, brenda po të njëjtës ditë, të mblidhet edhe Kryesia e Partisë.

Kjo mbledhje e Kolegjit të Kryetarëve bëhet në vijim të vendimit të Kuvendit Kombëtar të datës 18 Dhjetor, ku u miratua Programi Organizativ i PD. Sipas këtij programi rezulton se brenda datës 15 Shkurt 2022 do duhet të përfundojnë zgjedhjet në nivel seksioni dhe grupseksioni, ndërsa brenda datës 15 mars 2022 do duhet të përfundojnë zgjedhjet në organet drejtuese të degës ku është krijuar vakancë dhe konstituimi i Kryesisë së Degëve pas procesit të organizimit.

Më poshtë mesazhi që i është dërguar Kryetarëve të Degëve:

“Të nderuar Kryetarë,
Të shtunën, datë 8 Janar, ora 11:00 do të zhvillohet mbledhja e Kolegjit të Kryetarëve të PD për diskutimin mbi kalendarin dhe masat për organizimin e partisë në zbatim të vendimit të Kuvendit Kombetar të datës 18 Dhjetor “Për miratimin e programit organizativ të Partisë Demokratike”. Në mbledhje merr pjese edhe Sekretariati i Partisë. Programi i diskutuar dhe miratuar nga Kolegji i Kryetarëve, do t’i nënshtrohet më pas miratimit nga Kryesia e Partisë, e cila do të mblidhet po atë ditë.

Ju përshëndes,
Sekretari i Përgjithshëm
Gazment Bardhi”.