MENU
klinika

Era e fortë përhap flakët

Zjarri në Shëngjin i afrohet banesave

13.01.2022 - 14:22

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë zonën e Kunës në Shëngjin. Era e fortë dhe bimësia e dendur kanë favorizuar përhapjen e flakëve duke iu afruar zonës së banuar.

Ndërkohë zjarrfikësit kanë zbritur në terren ku edhe kanë ndërhyrë për të bërë të mundur shuarjen e zjarrit.

Por terreni i vështirë ka bërë të pamundur që të ndërhyhet me mjetet zjarrfikëse dhe në këtë mënyrë kanë ndërhyrë me mjete rrethanore.