MENU
klinika

Ngjarja e rëndë në Fier

3-vjeçari ndërroi jetë në “Flatrat e Dijes”, Ministria e Arsimit merr vendimin

03.02.2022 - 17:51

Ministria e Arsimit ka marrë vendimin dhe ka mbyllur kopshtin “Flatrat e Dijes” në Fier, ku ndërroi jetë pak javë më parë një 3-vjeçar.

Kujtojmë se ngjarja e rëndë ndodhi në kopshtin privat “Flatrat e dijes” në lagjen Sheq i Vogël të qytetit të Fierit, ku u tha se fëmija u mbyt pasi kishte ngelur varur tek varsja e xhupit dhe u dërgua në spital pa shenja jete.

Vendimi i Ministrisë së Arsimit:

1.Institucioni arsimor parauniversitar privat, kopshti “Flatrat e Dijes, Fier nuk ka drejtues didaktik, gjë që bie në kundërshtim me nenin 55/1 të ligjit nr. 69/2012 “Per sistemin arsimor parauniversitar në Republiken e Shqipërise, i ndryshuar.

2.Institucioni arsimor parauniversitar privat, kopshti “Flatrat e Dijes, Fier në kundershtim me përcaktimet e nenit 21, të ligjit nr. 69/2012 Per sistemin arsimor parauniversitar në Republiken e Shqipërise” i ndryshuar dhe të kushteve të licencës së dhènë, ka regjistruar fëmijë të moshës nën 3 vjeç, kur mosha e detyrueshme per regjistrimin e fëmijëve në grupin e 1-re të arsimit parashkollor (kopsht) është mosha 3-4 vjeç.

3.Personeli mësimdhënës në institucionin arsimor parauniversitar privat, kopshti Flatrat e Dijes”, Fier nuk ploteson kriteret e parashikuara në nenin 57, të ligjit nr. 69/2012-Per sistemin arsimor parauniversitar në Republiken e Shqiperise”, ndryshuar, ku përcaktohet: “Mesuesi për arsimin parashkollor duhet të keté fituar diplomen e ciklit te parë “Bachelor”, qe formon mesues te arsimit parashkollor”

4.Institucioni arsimor parauniversitar privat, kopshti “Flatrat e Dijes, Fier nuk plotëson standarde te normativave infrastrukturore të përcaktuara, në kundërshtim me percaktimet e Udhëzimit Nr. 15, date 12.07.2013 “Per procedurat e posaçme për shqyrtimin e kërkesave për licence të institucioneve arsimore private dhe institucioneve arsimore plotësuese private parauniversitare”, i ndryshuar, kreu 1. pika 5/e.

5.Institucioni arsimor parauniversitar privat, kopshti “Flatrat e Dijes” Fier, ka regjistruar dhe pranuar femijë ně kopsht mbi numrin e lejuar të femijeve për grup, duke sjelle si pasoje mungesën e përkujdesjes se nevojshme për keta femije, ne kundershtim me udhëzimin nr.30. datë 12.9.2018 “Për numri ne nxënësve për klasë dhe normat e punes mésimore në institucionet e arsimit parauniversitar”, i ndryshuar.

Institucioni arsimor parauniversitar privat, kopshti “Flatrat e Dijes, Fier, nuk ka përmbushur detyrimet në lidhje me dokumentacionin ligjor dhe teknik te nevojshëm, duke përfshirë kontratat e shërbimit me prinderit.

PER KETO ARSYE:

Në mbështetje të nenit 102 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe të pikës 3 të nenit 70 te ligjit nr. 69/2012. “Per sistemin arsimor parauniversitar në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, bazuar në Raportin e Vlerësimit nr. 15/8/1 prot., datë 31.01.2022 të Drejtorisë së Përgjithshme të Arsimit Parauniversitar.

URDHËROJ:

1.Mbylljen e veprimtarisë se institucionit arsimor parauniversitar privat, kopshti “Flatrat e Dijes”. Fier, në emër të personit juridik “ERMA” Shpk dhe licencuar me Licence të QKI. Nr. DN-8801-04-2013-01, me NIPT K23317402