MENU
klinika

Përfitimet

5 pozicionet më të mira të gjumit që duhet t’i provoni që sot

09.02.2022 - 12:30

Gjumi është shumë i rëndësishëm dhe prej tij shëndeti ynë përfiton shumë, nëse e bëjmë siç duhet. Në fakt, duhet të dini se ka disa pozicione që ndikojnë në cilësinë tuaj të gjumit më shumë se të tjerat, prandaj hidhini një sy atyre që do t’ju ndihmonin më shumë.

1.

Pozicioni më i përhapur dhe jo pa arsye! Përveç rehatisë, ky lloj pozicioni ju ndihmon me reduktimin e dhimbjes së shpinës. Eshtë perfekt gjatë periudhës së shtatzënisë dhe mbi të gjitha, redukton shanset e gërhitjes.

5 pozicionet më të mira të gjumit që duhet t'i provoni

2.

Të flesh nga njëra anë është paksa e ngjashme me pozicionin më sipër, me ndryshimin e vetëm që këmbët janë të drejta. Ky pozicion është i mirë për reduktimin e gërrhitjes dhe akoma më i mirë për sistemin tuaj të tretjes.

5 pozicionet më të mira të gjumit që duhet t'i provoni

3.

Nëse vuani nga dhimbjet e mesit, pozicioni i përqafimit me jastëkun është zgjedhja perfekte për gjumë të qetë. Duke vënë një jastëk mes këmbëve dhe një tjetër në fytyrë, do tyë keni më pak dhimbje mesi.

5 pozicionet më të mira të gjumit që duhet t'i provoni

4.

Ky është pozicioni më i mirë për posturën tuaj. Mbron shpinën dhe redukton dhimbjet e gjunjëve.

5 pozicionet më të mira të gjumit që duhet t'i provoni

5.

Fjetja përmbys është pozicioni më me përfitime. Redukton gërhitjen dhe ndihmon shumë personat që vuajnë nga apnea. Përveç kësaj redukton stresin, dhimbjet e qafës apo ato të shpinës.

5 pozicionet më të mira të gjumit që duhet t'i provoni