MENU
klinika

Befasojnë me deklaratat

A do jenë miq pas “Big Brother VIP”? Përgjigjen Donaldi dhe Iliri

09.02.2022 - 12:03

Donaldi dhe Iliri kanë qenë një dyshe ikonike e këtij “Big Brother VIP”. Debatet e tyre të shpeshta i kanë kthyer në dy kundërshtarë të fortë dhe njëkohësisht super lojtarë. Edhe mbrëmjen e sotme, ata kanë debatuar sërish me akuza që i kemi dëgjuar edhe më parë. Iliri mes të tjerash ka bërë edhe një paralelizëm të tradhëtisë të tij dhe historisë Bora-Donald-Beatrix.

“Ka shfrytëzuar çdo gjë për të më goditur mua. Ne kemi patur komunikim deri para një jave. Por t’i ngeli hatri se unë analizova disa momente që ka përdorur kundër meje, për fjalë që unë i kam thënë dikur. Beatrix është e dashura e Donaldit dhe përballë saj më tha një shprehje dhe unë nuk doja ti përgjigjesha sepse nuk doja ta lëndoja. Nuk jam ulur kurrë në nivelin tënd.”

Nga ana tjetër Donaldi u shpreh se ndihet si “buf” sepse Iliri sillet mirë me të por thotë gjëra të papërshtatshme për të tek të tjerët.

“Asnjëherë nuk kam dashur ta ul. Ilirin e vlerësoj dhe më pëlqen që të flas me të dhe ai ka dëshirë të flasë me mua. Ndryshe thotë dhe ndryshe bën. Ndihem si buf sepse përherë i kam dhënë mundësi. Tregova kartolinën sepse unë isha ai njeriu që i kërkova falje për shakat seksuale që i thashë. Dhe i kërkova falje sepse nuk dua ta prekë. Kur vritesh për diçka nuk e kthen atë histori sepse je vrarë. Por ti e ke kthyer dhe kjo do të thotë se nuk je prekur në realitet. Ai nuk e ka problem ta kthejë këtë situatë kur është e panevojshme. Më tha se kam mendimet e një 40 vjeçari dhe më pas çohet dhe thotë te dhoma e rrëfimit po ti a je i zëvendësueshëm. Dhe më pas vjen prapë te unë dhe bën shaka e luan. Ti ke dalë në finale kur unë nuk isha në televetim dhe ti kënaqesh me mua dhe flet për mua. Unë kurrë nuk e kam bërë për ty. Dhe për epitetet nuk më vjen mirë. Se po qe për epitete mua më duket si sëmundje lëkure ai prsh. Unë dua t’i thojë gjërat në sy. Kur ne flasim në mënyrë shoqërore duhet të ma thojë në sy.”

Megjithatë, është vënë re edhe një kimi mes tyre. Në fillim të “Big Brother VIP” ata kanë qenë miq. Por po ashtu edhe disa herë kanë biseduar gjatë dhe me superlativa. Andaj, Arbana i pyeti nëse do jenë miq pas mbarimit të “Big Brother VIP”. Teksa Iliri iu shmang dhe nuk dha një përgjigje konkrete, Donaldi tha se Iliri i pëlqen si njeri kur zhvishet nga ideja e të qenurit lojëtar.

“Është mekanik. Mua më pëlqen kur është pakomplekse dhe i çliruar nga loja. Më pëlqen kur nuk e ka kokën te loja sepse është pozitiv.”-tha Donaldi.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ish-konkurrenti akuza ndaj produksionit

“Fituesi i BB është parashikuar dhe ja kush është”

Çfarë diskuton Monika me Semin

“Iliri dhe Donaldi do shkonin shumë”

“Ti i duhesh kësaj shtëpie”

Fjalët e Ilirit habitën edhe vetë Donaldin