MENU
klinika

"Ja çfarë duhet të bëjë Shqipëria!"

Ish-ministri Lleshaj: Putini po vepron si Hitleri

24.02.2022 - 21:41

Ish-ministri i Brendshëm, gjeneral Sandër Leshaj ishte ftuar në emisionin Zona Zero për të komentuar sulmin e Rusisë mbi Ukrainën. Lleshaj u shpreh se Putini po zbaton atë që deklaronte në vitin 2005 se shpërbërja e Bashkimit Sovjetik ishte një katastrofë dhe ishte një përpjekje atëherë për të rikthyer atë që ka vdekur. “Është e tmerrshme. Jemi drejt një lufte të tmerrshme, seri aktesh, Gjeorgjia, Krimea, e sot ai flet për denazifikimin e Ukrainës. Ndërkohë që po ndjek një skemë naziste siç ka ndjekur Hitleri në kohën e tij”, tha Lleshaj. Ai deklaroi më tej se shpresonte që të mos ngurronte që të merrte vendime ashtu siç ndodhi në kohën e para nisjes së luftës së dytë botërore.

Lleshaj ka komentuar edhe apelin e ambasadorin të Ukrainës që Shqipëria të furnizojë me armë, naftë dhe para në këtë përballje me Rusinë.

“Nëse arrin të marrë Ukrainën pa luftë ai do të marrë një territor tjetër, pa u ndeshur me luftë, nuk mund të ketë një ndëshkim për Putin. Shqipëria ka për të bërë pjesën e saj modeste, në Këshillin e Sigurimit, e ka bërë mirë ambasadori jonë shqiptar. Në NATO është për të mbështetur politikisht të gjitha veprimet e NATO-s e së fundmi, e nuk e dimë ende përmasat që do të marrë. Armë karburant e ndihmë financiare, ne nuk mund të zhvillojmë një politikë unilatirale me Ukrainën sa kohë jemi në aleanca me NATO, nuk është i paligjshëm, por për ne do të ishte që të harmonizojmë veprimet me aleancën, për të koordinuar qëndrimet. Është pjesë e përpjekjes së NATO-s për minimizuar veprimet në mënyrë unilaterale”, theksoi Lleshaj.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Çfarë ndodhi në takimin 1-orësh në Presidencë?

Përfundon mbledhja e Këshillit të Sigurisë