MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

A ndikojnë veshkat tek artriti reumatoid?

10.02.2022 - 10:42

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Jam një invalide e grupit të dytë nga veshkat. A ndikojnë veshkat për sëmundjen e artritit reumatoid?

Mjeku: pyetja juaj është paksa e paqartë.

Së pari nuk më keni folur për diagnozën e saktë të problemit tuaj renal.

Së dyti, do të thoja me siguri që artriti reumatoid (AR) ka përveç impenjimit të sistemit artikolar, muskular, nervor, të enëve të gjakut, polmonar, kardiak edhe atë renal. Dëmtimi renal shfaqet në formën e një glomerulonefriti, amiloidosi sekondare nga AR, nefriti interstizial akut ose kronik dhe nuk mund të nënvlerësojmë nefrotosicitetin nga barërat kurues për artritin reumatoid.

Së treti, si specialiste e veshkave do t’ju përgjigjesha që është artriti reumatoid ai që ndikon në veshkat tuaja.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.