MENU
klinika

"Mezi po pres"

Afera e inceneratorëve, kryeministri Edi Rama dëshmon sot para Komisionit Hetimor

23.02.2022 - 10:07

Kryeministri Edi Rama do të jetë sot në orën 12:00 i pranishëm në Komisionin Hetimor për Inceneratorët për të dëshmuar mbi aferën e inceneratorëve.

Këtë e ka konfirmuar vetë kryeministri Rama sot, por edhe një ditë më parë, teksa u shpreh se mezi pret të shkojë në komision për të dëshmuar para deputetëve të PS e PD.

“SOT NË 12:00 DO TË DËSHMOJ PARA KOMISIONIT HETIMOR PARLAMENTAR – LIVE FB
Mezi po pres😉”, shkruan Rama.

“Me atë komisionin të paktën u krijua një mundësi për ata që duan të dëgjojnë dhe jo të shikojnë. E vërteta është diçka krejt tjetër, pasi s’po flas më gjatë për këtë se mezi pres që të shkojë nesër. Po s’patet ndonjë gjë më të mirë për nesër, më ndiqni!”, tha Rama mbrëmjen e kaluar.

Kujtojmë se deri më tani në Komisionin Hetimor për Inceneratorët kanë dëshmuar shumë politikanë të PS, si Belinda Balluku, Ëngjëll Agaçi, Damian Gjiknuri, Erion Veliaj, Armando Subashi, Alqi Bllako, Arben Ahmetaj, Shkëlqim Cani.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Më 25 prill është fundi i Edi Ramës"

Basha e Kryemadhi në një zë për inceneratorët

“Pas Lefter Kokës, Rama po bën gati kurbanin e radhës”

Basha: U vodhën 430 mln euro nga afera e inceneratorëve