MENU
klinika

Për herë të parë pas fitores

“Ai mund të ishte djali im”, Iliri flet për raportin me Donaldin

22.02.2022 - 14:18

“Fenomeni Big Brother” sihte tema që u trajtua dje në Open me Eni Vasilin. Ndër të ftuarit ishte dhe Ilir Shaqiri, fituesi i edicionit të parë të Big Brother Vip.

Ai foli për fitoren e tij si dhe komentoi raportin me Donaldin, një nga pretendetët kryesorë për ta fituar garën dhe rrjedhimisht një nga kundërshtarët më të fortë të Ilirit.

Sipas tij, gjithkush zgjodhi një strategji të caktuar, ndërsa për kontrastet e  forta me Donaldin, fajin ja vuri ndryshimit të brezave.

“Kemi edhe mosha të ndryshme, ai mund të ishte në moshën e djalit tim,” – u shpreh Iliri ndërsa theksoi se ai kishte një karrierë të gjatë mbi shpatulla, ndërsa Donaldi gjithë jetën përpara.

“Kjo ka bërë që ne të kemi pikëpamje të ndryshme për shumë gjëra,” – shtoi balerini.

Finalja e Big Brother Vip solli një mori ngjarjesh. Pas shpalljes së fituesit, Donaldi dhe binjaku i tij Romeo u tha se patën pakënaqësi me produksionin. Në regjistrimet e post BBV, Donaldi nuk ka marrë pjesë, ndërsa mbrëmjen e djeshme ku u organizua një festë pas përfundimit të spektaklit, Donaldi ka shkuar bashkë me të vëllain i vëshur me kostumin e Spider Man, duke iu dhënë fund njëherë e mirë zërave që qarkullonin për një hatërmbetje të mundshme.

"Isha 7 muajshe shtatzënë dhe kam ndenjur 12 orë ulur në studio"

Eni Vasili rrëfen sfidat e profesionit gjatë shtatzënisë

“365 ditë pa ty bos, po të dërgoj një…“

1 vit prej ndarjes nga jeta e Zef Dedës! Dedikimi prekës i Julit

Angelina nuk i lë ata të takojnë as gjyshërit

Prindërit e Brad Pitt kanë 8 vite pa parë nipërit dhe mbesat