MENU
klinika

"Ne jemi shumë të lumtur"

Aktori juaj i preferuar turk po bëhet baba për herë të parë

17.02.2022 - 14:22

Aktori juaj i preferuar turk, Kivanç Tatlitug së shpejti do të bëhet baba.

Bashkëshortja e tij, Basak Dizer ka publikuar në llogarinë e saj të Instagram-it një foto ku shfaqet në një vend me dëborë dhe në sy bie barku i rrumbullakosur.

Çifti po e pret me padurim ardhjen në jetë të gëzimit të tyre të parë por ndërkohë janë treguar edhe të rezervuar në media duke e shijuar në privatësi këtë periudhë. Mirëpo duke qenë një çift kaq i famshëm, kjo është diçka e vështirë për ta.

Kıvaç Tatlıtug, ndau emocionet e tij për foshnjën, më parë duke u shprehur:

“Është një ndjenjë shumë e bukur, ne jemi shumë të lumtur. Zoti ua dhëntë të gjithëve atë që duan. Edhe ne jemi të rinj në këtë proces. Le të jetë i shëndetshëm fillimisht, le vijë shëndoshë. Nuk e kemi menduar ende emrin”, kishte thënë aktori.

Ata u martuan në një ceremoni të thjeshtë në Paris, 5 vite më parë.

Lajmet se Basak Dizer ishte shtatzënë nisën të qarkullonin që qershorin e kaluar. Dizer mohoi pretendimin e shtatzënisë duke iu përgjigjur një postimi në Instagram ku një mikeshë e uronte.

“Unë nuk jam shtatzënë. Është një lajm i rremë që bëhet rregullisht çdo vit”, tha Basak.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


6500 euro qiraja për një natë

Kivanc Tatlitug ‘sakrifikon’ për prindërit