MENU
klinika

“Një surprizë për të tërë”

Alban Ramosaj ka “shumë gjëra për të thënë”

15.02.2022 - 11:20

Këngëtari i njohur, Alban Ramosaj, po na paralajmëron për diçka shumë të veçantë.

Me anë të një story në Instagram, këngëtari tha se ka një surprizë për të tërë nesër.

“Nesër kam një surprizë për të tërë. Shumë gjëra për të thënë. Shihemi nesër.”, ka shkruar Alban Ramosaj.

Nga ngjarjet e ndodhura supozohet që Albani mund të sjellë ndonjë projekt të ri me motrën e tij ose ndonjë këngë lidhur me historinë e “Beatrix-Donald-Bora”. Por kjo gjë mbetet për t’u parë nesër, pasi projekti mund të lidhet edhe me jetën e tij personale

Beatrix Ramosaj, motra e Albanit, është përfshirë në një histori dashurie me Donald Veshaj në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania”.

Kjo ndodhi pas puthjes që aktori shkëmbeu me Bora Zemanin, duke bërë që shumë fansa të mos ishin të gëzuar për këtë gjë.

Pas daljes nga shtëpia, Beatrix nxori këngën e saj e me titullin “Faj” dhe ia dedikoi Donaldit.

Ajo foli gjithashtu për krijimin e këngës së saj dhe mënyrën se si e priti momentin që banorët e dëgjuan për herë të parë.

“Po më ka marrë malli shumë për Donaldin. Emocionohem shumë kur edhe atë e merrë malli. U emocionova shumë kur ai dëgjoi këngën. Kur kam krijuar këngën kam qenë shumë e mpirë. Kur isha në studio kisha një lirshmëri tjetër. E kemi shkruajtur këngën, por asnjëherë nuk ka qenë e planifikuar. Fraza që e kam më shumë përzemërt në këngë është ‘Ne kuptoheshim me sy’. Duke qenë gjithë kohës nën presionin e kamerave dhe nga pamundësia për të folur kuptoheshim shumë mirë të dy.”, tha ajo.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ja fjalët e tij pasi u shpall fitues

Alban Ramosaj triumfon në Këngën Magjike

Nuk do të kthehet më në Shqipëri?

Alban Ramosaj flet pas zhvendosjes në Spanjë