MENU
klinika

Goditje e rëndë për Moskën

Aleatët perëndimorë do të heqin bankat ruse nga SWIFT

27.02.2022 - 09:23

BE, Franca, Gjermania, Italia, Mbretëria e Bashkuar, Kanadaja dhe Shtetet e Bashkuara sapo kanë lëshuar një deklaratë të koordinuar që dënon pushtimin rus.

“Ndërsa forcat ruse lëshojnë sulmin e tyre ndaj Kievit dhe qyteteve të tjera të Ukrainës, ne jemi të vendosur të vazhdojmë t’i imponojmë Rusisë kosto që do ta izolojnë më tej Rusinë nga sistemi financiar ndërkombëtar dhe nga ekonomitë tona,” bëhet e ditur në deklaratën e përbashkët.

Rusia është e varur nga sistemi Swift për eksportet e saj të naftës dhe gazit.

Masat që do të zbatohen në ditët në vijim përfshijnë heqjen e “bankave të zgjedhura ruse nga sistemi i Swift”.

“Kjo do të sigurojë që këto banka të shkëputen nga sistemi financiar ndërkombëtar dhe të dëmtojë aftësinë e tyre për të operuar globalisht.”

Masat e dakorduara nga SHBA, Britania e Madhe, Evropa dhe Kanadaja përfshijnë gjithashtu kufizimin e rezervave ndërkombëtare të bankës qendrore ruse, thuhet në deklaratën e përbashkët.

“Bankat që do të preken janë “të gjitha ato të sanksionuara tashmë nga komuniteti ndërkombëtar, si dhe institucionet e tjera, nëse është e nevojshme“, tha zëdhënësi gjerman raporton BBC.

Ky është raundi i fundit i sanksioneve që godasin Rusinë që kur ajo filloi një pushtim të Ukrainës këtë javë.

Swift është arteria financiare globale që lejon transferimin e qetë dhe të shpejtë të parave përtej kufijve.
Çfarë është SWIFT dhe pse është i rëndësishëm?

SWIFT (Shoqëria për Telekomunikacionin Financiar Ndërbankar ) është një platformë e sigurt komunikimi që përdoret nga bankat, ndërmjetësuesit e bankave dhe institucionet financiare që dërgojnë dhe pranojnë informacione, të tilla si udhëzime për transferimin e parave jashtë vendit apo për tregtimin e letrave me vlerë.

Megjithatë, përmes kësaj platforme nuk bëhet transferimi dhe ruajtja e parave.

Shembull, nëse një kompani gjermane blen gaz natyror rus, ajo duhet të paguajë për një produkt të tillë. Ajo mund të transferojë para nga një llogari bankare gjermane në llogarinë e një firme ruse në një bankë në Rusi, duke vendosur numrin e llogarisë së pranuesit të parave dhe kodin SWIFT.

Kompania gjermane më pas dërgon një mesazh nga llogaria e saj gjermane përmes sistemit SWIFT në bankën ruse, duke thënë se transferi i parave po ndodh. Më pas, kur fondet arrijnë në mënyrë elektronike, kompania ruse mund t’i tërheqë ato.

Përdorimi i kodeve të standardizuara për udhëzime të SWIFT-it u mundëson bankave që të bëjnë më shpejt pagesat.

Rreth 11,000 institucione financiare në mbi 200 shtete dhe territore përdorin SWIFT-in. Përmes kësaj platforme, gjatë këtij viti janë dërguar mbi 10 miliardë mesazhe, duke ndërmjetësuar pagesat në vlerë prej trilionë dollarësh.

Para SWIFT-it, bankat përdornin sistemin “telex” për të komunikuar informacionet financiare. Ky sistem, ishte i bazuar në qarqe të vjetra telegrafike dhe ishte sistem i ngadaltë, jo lehtë i përdorshëm dhe i pasigurt.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Sanksione në tregti, teknologji, obligacione, valutë e programin hapsinor

SHBA “bllokon” Rusinë, Biden: Putin i pabindur