MENU
klinika

NBA

Antetokounmpo fiton duelin me James, Lakers e Nets në krizë

09.02.2022 - 12:06

Përplasje mes ekipeve pretendente në NBA, ku spikati dueli mes Gannis Antetokounmpo dhe LeBron James, dy më të mirët aktualë të basketbollit amerikan. Kampionët në fuqi Milwaukee Bucks fituan 131-116 në fushën e Los Angeles Lakers, një ndeshje e dominuar nga miqtë, që ngjiten në vendin e dytë në Konferencën e Lindjes.

Antetokounmpo ishte magjik në parket, autor i 44 pikëve e 14 rebound, duke i bërë të pavlefshme 27 pikët e LeBron James. Kjo humbje zbret Lakers në vendin e nëntë në Konferencën e Perëndimit, duke rrezikuar shumë zonën play-off.

Humbet edhe ekipi tjetër i Los Angeles, ai i Clippers, që u mund 135-109 nga Memphis Grizzlies, që ngjitet i treti në Perëndim. Ja Morant me 30 pikë e Jackson me 26 pikë ishin më të mirët për Memphis.

Në krye të renditjes në Perëndim qëndron Phoenix Suns, që fitoi 114-109 ndaj Philadelphia, ku shkëlqeu Booker me 35 pikë).

Vijon kriza e Brooklyn Nets, që pësoi humbjen e nëntë radhazi në kampionat. Nets u mundën në fushën e tyre 126-91 nga Boston Celtic (Brown e Smart 22 pikë secili).

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN