MENU
klinika

NBA

Suns nuk njohin rivalë, Miami përforcon pozitat në Lindje

08.02.2022 - 12:09

Phoenix Suns vijon marshimin në krye të Konferencës së Perëndimit, teksa së fundmi mposhti 127-124 Chicago Bulls, duel mes dy ekipeve pretendente për titull këtë sezon në NBA e që dominojnë në konferencat përkatëse.

Një sfidë e hapur deri në fund, ku Suns fituan falë 38 pikëve të Kevin Booker. Të gjithë titullarët e Phoenix realizuan mbi 10 pikë, ndërkohë që për Bulls u dalluan DeRozan (38 pikë) e LaVine (32 pikë), por që s’mjaftuan.

Nga kjo humbje e Chicagos përfitoi Miami Heat, që mundi 121-100 Washington, duke marrë kreun në Lindje. Ndeshje e dominuar nga miqtë, ku u dallua Adebayo me 21 pikë (7 lojtarë të Miami realizuan mbi 10 pikë).

Fiton edhe skuadra e Golden State, që mposhti pa probleme 110-98 Oklahoma City Thunder. Thompson me 21 pikë e Curry me 18 bënë diferencën në parket për Warriors.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Merr për herë të katërt radhazi titullin kampion

Manchester City shkruan historinë

Ka shënuar 23% të golave pas minutës së ‘90

Granit Xhaka: Jemi të pabesueshëm!

I heq nga duart sfidën Gjermani-Skoci

Tërboi Bayern në Madrid, UEFA nuk fal Marciniak