MENU
klinika

"Bamirësia nuk bëhet me zë të madh!"

Arbër Hajdari ironizon Donaldin?

23.02.2022 - 10:18

Një ditë pas përfundomit të “Big Brother VIP Albania”, Donald reagoi në rrjetet sociale përmes një video ku mes të tjerash shprehej se edhe pse nuk fitoi çmimin e madh prej 100.000 eurosh, do të ndërtonte katër shtëpi për njerëzit në nevojë me para nga xhepi i tij. Madje, për këtë nismë ai ftoi edhe Ilirin por ky i fundit refuzoi duke thënë se ka kush ngre tulla.

Sakaq kjo gjë është komentuar në mënyrë indirekte natën e sotme në “Post Big Brother”, ku i pyetur nga Arbana,  Arbër Hajdari u duk sikur ironizoi nismën e Donaldit, duke thënë se do të ishte më mirë që këto nisma mos të bëhen publike.

“Është gjë pozitive që bëjnë bamirësi. Ishalla Zoti ja shton garën për të bërë veprat e mira. E mira është që bamirësia mos të bëhet me zë shumë të madh, sidomos për figurat publike. Gjithmonë kam dashur që t’ia kishin shkruar në kontratë e t’i qëndronin fjalëve të tyre. Ka dy lloj bamirësish, ato që bëhen publike e ato që nuk bëhen. Do të doja shumë që të gjithë faktorët që marrin përsipër për të bërë shtëpi e për të bërë projekte humanitare dhe të shkojnë fizikisht aty.”- është shprehur ai.

Vlen të theksohet në fakt se edhe Iliri tha se do marrë vetëm 50 mijë euro sepse 50 mijë të tjera do i dhurojë për “Fondacionin Dritan Hoxha”. Por, balerini nuk reagoi ndaj kësaj deklarate e cila edhe pse mund të ketë qenë për Donaldin prek edhe atë. Po ashtu, edhe Einxhel e Monika kanë thënë gjatë qëndrimit të tyre se do i dhuronin lekët për bamirësi.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


I kërkon mendim Donaldit për jetën sentimentale

Banorët intervistojnë Arbër Hajdarin!