MENU
klinika

Luanin poker në lokal

Arrestohet pronari dhe tre klientët në Elbasan!

23.02.2022 - 14:15

Policia e Elbasanit ka arrestuar katër persona, mes tyre edhe pronari i një lokali i cili lejonte zhvillimin e lojërave të fatit në biznesin e tij. Në pranga ka përfunduar pronari i lokalit, Kadri Krasniqi 62 vjeç. Gjithashtu në pranga kanë rënë edhe Alfred Haderi, Gëzim Hyseni dhe Robert Baku, të cilët u kapën në flagrancë duke ushtruar aktivitetin e lojërave të fatit.

Në cilësinë e provës materiale policia e qytetit ka sekuestruar një tavolinë pokeri, shuma parash dhe sende të paligjshme. Materialet u rereferuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan për veprat penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin”, “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

Njoftimi i Policisë
Finalizohet operacioni policor i koduar “Poker 2”, për goditjen e veprimtarisë së paligjshme në fushën e lojërave të fatit. Operacioni nga Komisariati i Policisë Elbasan, në bashkëpunim me Forcat Operacionale të DVP Elbasan. Vihen në pranga 4 shtetas, ndër ta edhe pronari i një lokali, i cili e kishte vendosur lokalin në dispozcion për ushtrimin e aktivitetit të kundërligjshëm të lojërave të fatit. Në kuadër të kontrolleve të ushtruara në lokale dhe ambiente të ndryshme, me qëllim evidentimin dhe goditjen e rasteve të ushtrimit të lojërave të fatit, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan, në bashkëpunim me shërbimet operacionale të DVP Elbasan, kapën dhe arrestuan në flagrancë shtetasin:

K. K., 62 vjeç, banues në Elbasan, pronari i lokalit ku ushtrohej veprimtaria e kundërligjshme e lojërave të fatit. Gjithashtu u arrestuan shtetasit A. H., G. H. dhe R. B., klientë në lokalin e shtetasit K. K., të cilët u kapën në flagrancë duke ushtruar aktivitetin e kundërligjshëm të lojërave të fatit. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një tavolinë pokeri, shuma parash dhe sende të paligjshme.   Materialet u rereferuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin”, “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

"Viktima nuk ka pasur armë, qitësi jo më larg se 1 metër"

Del akt-ekspertimit për vrasjen e Xhuvanit

Sekuestron telefonat e dy punonjësve të prokurimeve

BKH fut në skaner zyrtarët e Bashkinë së Elbasanit

Në kërkim për vrasje të mbetur në tentativë

Arrestohet 40-vjeçari nga Peqini