MENU
klinika

Rama publikon fotot

“Bajpasi i madh do të jetë gati këtë pranverë”

28.02.2022 - 14:38

Kryeministri Edi Rama, nëpërmjet një statusi në ‘Facebook’ bën me dije se qytetit të Beratit i shtohet një tjetër vepër e cila do të sjellë lehtësim në trafik.

Rama bën me dije se këtë pranverë do të jetë gati Bajpasi, ndërsa e konsideron një vepër të rëndësishme infrastrukturore.



Statusi:

Një tjetër vepër e rëndësishme infrastrukturore i shtohet qytetit turistik të Beratit. Bajpasi i madh, i cili këtë pranverë do të jetë gati, do të sjellë lehtësimin e shumëpritur të trafikut në qytetin e bardhë, që po tërheq çdo vit e më shumë turistë nga e gjithë bota.