MENU
klinika

Inceneratorët/ Berisha paralajmëron protesta

“Basha dhe Rama po kërkojnë të varrosin çështjen me komisionin hetimor!”

17.02.2022 - 12:30

Sali Berisha ka hedhur akuza ndaj komisionit hetimor ku thotë se nuk dëshiron të hetojë çështjen dhe merren me Klodjan Zoton e Stella Gugallja që sipas tij janë ushtarë në këtë aferë kriminale. Ai tha se kjo çështje zgjidhet vetëm me reagim popullor duke bërë thirrje për protesta.

“Këtu ky parlament degradon çdo ditë edhe më shumë, këtu krijohen komisione për transparencë përdoren për luftë të brendshëm brenda mazhorancës. Afera e inceneratorëve është afera më korruptive që ka një zinxhirë hajnash dhe ka një krye hanj dhe kjo jo se unë konsideroj atë njeriun më të rrezikshme për vendin, por sepse ai dhe don Agaçio janë dy arkitektët e kësaj afere ndër më të turpshmet dhe kriminalet në historinë e këtij vendi. Fondet mund të jepeshin vetëm nga një person dhe ky ishte kryeministri, natyrisht me pëlqimin e Arben Ahmetaj, që nuk pranoi ta bënte Shkëlqim Cani. U fituan at të paktën 13 mln euro. Këtu për përmendi Zoton e Gugalljan, ata janë vetë ushtarë për kreun e meduzës. Ahmetaj pasi mbushi valixhet me inceneratotët e Elbasanit dhe Fier, u tërhoq nga ai i Tiranës. Janë dy hetime një hetim parlamentar dhe një hetim i skrapit, të dyja përpiqen të varrosin çështjen, ju sjellin ju konfuzion me Zoto e Mërtiri dhe këtu gjithçka bëhet për të mbuluar hajdutët e vërtetë, asnjë qindarkë nuk lëviz dot pa miratimin e Ramës. Kjo afër do zgjidhet vetëm nga reagimi qytetar ku u bëj thirrje për protesta masive. Të protestojmë edhe për aferën e portit të Durrësit, ku Rama dhe Basha po i grabisin Durrësit 810 mijë metër katrorë tokë në Port”, tha Berisha.

Mijëra familje pa energji elektrike

Kaos në Britani nga stuhia ‘Bert’!

Vangjeli: Sky ECC u përdor nga politikanë, ministra e gjyqtarë…

“Prokuroria ka në dorë ‘ditarin’ e botës së errët të krimit”

“Bllokim total i Tiranës! Qytetarët do të vuajnë, por…“

“Mosbindja civile” protestë më 26 nëntor, Paloka zbardh skenarin