MENU
klinika

"Shajnë si të dehur nënën time të ndjerë"

Rama i përgjigjet Bashës për inceneratorët: Do s’do Lulëzimi, Shqipëria do pastrohet nga plehrat

16.10.2020 - 12:58

Kryeministri Rama i përgjigjet kreut të PD Lulzim Basha, pas akuzave të këtij të fundit sërish sot për inceneratorët e Fierit dhe të Tiranës. Sipas Bashës, qeveria ka dhënë 75 milion euro për ta, por asnjëri nuk është në punë.

“Duan s’duan Lulëzimi dhe balonat e tij Shqipëria do pastrohet nga malet e plehrave, Tirana, Durrësi, Elbasani, Fieri, Vlora e me radhë nuk do rë kthehen tek malet e plehrave të Saliut e të partisë që ka program rrënimin e rrëmujën në çdo fushë të jetës shqiptare”, shkruan Rama në Tëitter, ndërsa rikthehet sërish te debati i mbrëmshëm, kur ish-kryeministri Berisha i përmendi nënën.

“Merren me nënën time të ndjerë dhe shajnë si të dehur,e kujtojnë se do gënjejnë shqiptarët duke ua bërë të bardhën të zezë me balonat tabake e tauke që i nxjerrin nëpër dyert e fushave sanitare sa në Sharrë e sa në Fier,për të recituar vjershat e mjerimit që në fakt e mishêrojnë!”

Kryeministri i kujton Bashës dhe kohën kur retë e djegies së plehrave në Sharrë mbulonin gjithë Kombinatin. “Sipas Lulëzimit nuk duhen paguar plehrat që shkojnë në Sharrë po duhen bërë mal me re helmi mbi Kombinat! Vazhdon të ngatërrojë investimin privat me pagesën 29€ për ton nga shteti, kur në Europë shtetet paguajnë deri 150€ tonin për të njëjtën gjë! Çfarë mjerimi ky debat absurd”, përmbyll Rama.