Kryetari i Partisë Demokratike, këtë të shtunë e ka nisur me një video ku ka publikuar momente nga takimi i zhvilluar me qytetarët një ditë më parë në Lushnje.
Basha në postimin e tij në rrjetet sociale bën me doje se lushnjarët me 6 mars, do të votojnë Partinë Demokratike dhe Indrit Sefën, i cili do të jetë avokati më i mirë për bashkëqytetarët e tij.
Sipas kryedemokratit, PD-ja do t’i japë Shqipërisë një modeli të ri përfaqësimit dhe një politike të re me fytyrë njerëzore
“Në 6 mars, lushnjarët do të votojnë Partinë Demokratike dhe Indrit Sefën, i cili do të jetë avokati më i mirë për bashkëqytetarët e tij.
Me datën 6 Mars është në dorën e lushnjarëve ti japin fund modelit të korrupsionit në bashkin e tyre.
PD do ti japë Shqipërisë një modeli të ri përfaqësimit dhe një politike të re me fytyrë njerëzore.
Voto Partinë Demokratike
Voto Indrit Sefën
Voto Nr. 2”, shkruan Basha.