MENU
klinika

Më i paguari, por jo i besuar...

Berberi i mbretit Zog, zgjedhje e Musolinit

27.02.2022 - 12:38

         Nga: Aurenc Bebja*, Francë

“Times-Gazette” ka botuar, të premten e 9 gushtit 1929, në faqen n°7, një shkrim në lidhje me sigurinë ndaj mbretit Zog kur ai rruhej nga berberi i tij italian, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e sjell për publikun shqiptar:

Rojet shoqërojnë mbretin Zog te berberi

“Tiranë, Shqipëri – Berberi i mbretit ka një punë delikate

Një i ri i pashëm është berberi i mbretit Zog, me flokë të dendur e të zinj, me mustaqe spic sipas modës dhe me “hijeshinë e vetullave të ngjitura njëra me tjetrën”.

Thuhet se ai, jo vetëm ishte i “garantuar” si fashist i vërtetë, nga Musolini, por edhe se Zogut ia kishte prezantuar personalisht, vetë Musolini.

Pavarësisht nëse kjo është e vërtetë apo jo, Giuseppe Falgari është shërbëtori më i paguar i mbretit Zog. Ai merr, përveç bordit dhe akomodimit, një “pagë” prej 175 dollarësh në muaj, si dhe një tarifë ditore prej 4 dollarësh, kur rruan mbretin.

Ndoshta kjo kompenson çdo humbje të dinjitetit që mund të ndiejë Giuseppe, kur dy rojet e armatosura qëndrojnë pranë gjatë kohës që mbreti është aty.

Mbreti shqiptar nuk rrezikon dhe këta kalorës mbrojtës të këtij të fundit, si të thuash, janë gjithmonë në gatishmëri për operacionin e përditshëm.”

*Burimi: Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania

U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit