Prej 9 Shtatorit deri më sot, Sali Berisha e ka fshehur luftën kundër SHBA, me luftën kundër Lulzim Bashës. Pra duke pasur frikë se tremb mbështetësit, për tiu kundërvënë SHBA, ai gjeti si tabelë qitje Lulzim Bashën dhe e maskoi luftën kundër SHBA me luftën kundër Lulzim Bashës.
Tani e tutje besoj deri më 6 Mars po bën të kundërtën. Sali Berisha po kërkon të fsheh luftën elektorale kundër Lulzim Bashës me luftën kundër SHBA.
Këtë e tregojnë reagimet e sotme të Sali Berishës dhe mbështetësve të tij, pas një postimi të ambasdores së SHBA në Tiranë, mbi mungesën e prespektivës politike për këdo që voton kandidatët që udhëhiqen nga një I dizajnuar prej SHBA për korrupsion thelbësor. Reagimet agresive, tregimi I “vijës së kuqe” për ambasadoren, apo akoma më vulgare, akuzat se ajo paguhet nga Edi Rama, tregojnë dëshirën që ka Berisha dhe çeta e tij që zgjedhjet ti konsiderojnë si referendum antiamerikan.
Duke parë se beteja ndaj Lulzim Bashës nuk ngjit më në opinion dhe nuk është më problem I shqiptarëve, por I Sali Berishës, për të mobilizuar mbështetësit e tij deri më 6 Mars, ai po përpiqet të shkëmbej Lulzim Bashën me Yuri Kim dhe ta konsideroj 6 Marsin, betejë kundër SHBA.
Në fakt kjo është dhe beteja e vërtet e Berishës. Beteja e tij deri tani ka qenë fals. Deri më tani, ai përpiqej të fshihej pas “pantollonave të shkurtra” të Lulzim Bashës, për të sulmuar SHBA për shkak të ndëshkimit të përjetshëm që ajo I ka bërë.
Kthimi në normalitet, zëvendësimi I Lulzim Bashës me Yuri Kim dhe zëvendësimi I betejës kundër PD, me betejën kundër SHBA, është një akt legjitim I Sali Berishës. Të gjithë e pranojmë që derisa ligji shqiptar ja lejon akoma të marrë pjesë në jetën politike, ai është në jetën politike vetëm si antiamerikan. Kjo është e kutpueshme nga të gjithë. Kur ti ndalohet m eligj pjesmarrja në jetën politike është çështje tjetër
Prej 9 SHtatorit, ai ishte I kompleksuar nga ky fakt, dhe po përpiqej të mashtronte njerëzit se kishte betejë me Lulzim Bashën. Sot ka dal në fushë me uniformën e tij reale, dhe me kundërshtarin e tij real.
Pra sic e kanë thënë njëzëri dhe mbështetësit e tij, 6 Marsi është një referendum shqiptar ku zgjedhësit në gjashtë bashki do shprehenm a janë me SHBA, a me Berishën.
Dikur në kohë të Titos, Jugosllavia merrte pjesë në Olimpiada ndërkombëtare në gara ku nuk fitonte asnjë titull. Duke bërë humor , një gazetar serb që tallej gjithnjë me këtë ritual, pasi nuk fitonin kurrë ndonjë titull thoshte “me rëndësi është pjesmarrja”.
Edhe pse e dimë rezultatin e 6 marsit, ai nuk ka shumë rëndësi. Është me rëndësi që Berisha po e pranon se do hyj në betejë me SHBA. Të paktën Lulzim Basha shpëtoi nga të qenit tabelë qitje fallco. Njësoj si në kohën e zborit në komunizëm, tani në tabelë të qitjes, nuk është më fytyra e Lulit, por është Daja Sam. Dhe siç e thamë “me rëndësi është pjesmarrja”.